Lajmet e fundit

Gjendet i vdekur francezi që kishte prerë kokën e shefit të tij

Yassin Salhi, 35 vjeçari me nënshtetësi franceze, që kishte hequr kokën e shëfin të tij dhe i cili u përpoq që të hidhte në erë një fabrikë gazi në muajin qershor të këtij viti, është gjetur i vdekur në një burg afër Parisit.

Sipas autoriteteve, i dyshuari për terrorizëm e ka vrarë veten. Ai po qëndronte në burgun Fleury-Mérogis në jug të Parisit, transmeton Gazeta Blic.
Prokurorët francezë kanë konsideruar se Salhi ishte militant islamist, por shoferi i fabrikës ku punonte Salhi është shprehur se ai e ka kryer një veprim të tillë i motivuar nga mëria që kishte kundër punëdhënësit të tij.

Që nga qershori Salhi ishte duke qëndruar në izolim, por deri me tani nuk ishte konsideruar se ai kërcenonte me vetëvrasje, transmeton Gazeta Blic.
Ngjarja makabre ndodhi me 26 qershor, ndërsa mbi kokën e prerë të shefit të tij, ishin edhe disa mbishkrime arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.