Ju e keni bërë zakon që të kontrolloni telefonin e partnerit tuaj, sa herë ai nuk është në dhomë. Ndonëse dëshira juaj për ta kontrolluar telefonin e tij apo asaj është e madhe, ja disa arsye pse nuk duhet ta bëni.
E thyeni besimin e tyre tek ju
Partneri juaj ju beson, përderisa e lë telefonin në dhomë, kur nuk është aty. Ata me këtë gjest tregojnë besim dhe respekt për ju, kështu që edhe ju duhet t’ua ofroni të njëjtën gjë. Duke e kontrolluar fshehurazi telefonin e tyre, ju po e thyeni respektin dhe besimin, që ata kanë në ju.
E dëmtoni lidhjen tuaj
Duke e thyer besimin e tij apo asaj tek ju, e dëmtoni edhe lidhjen tuaj. Fakti se ju nuk i besoni partnerit tuaj, do të thotë se nuk jeni, duke shkuar në drejtimin e duhur. Nëse filloni të dyshoni tek ai/ajo, mos ia kontrolloni telefonin, bisedoni me të dhe jepni fund lidhjes.
Mund të ndodhin gjëra të këqija
Nëse vendosni që ta kontrolloni telefonin e të dashurit tuaj, ai mund të ju kapë në flagrancë. Askush nuk dëshiron që t’i kontrollohen gjërat pa miratimin e tij. Gjatë kontrollimit ju mund të shihni gjëra, të cilat nuk duhet t’i shihni. Disa gurë është më mirë, nëse i leni pa i lëvizur.
Ju nuk do të donit që ata t’ua kontrollonin telefonin
Nëse do të ishte partneri juaj ai që jua kontrollon telefonin, duhet të jemi të sinqertë që ju nuk e dëshironi këtë gjë. Para se fshehurazi t’ia kontrolloni telefonin, më mirë uluni dhe bisedoni me të, nëse diçka dyshuese po kalon nëpër mendjen tuaj. Thojani të gjitha troç.