Lajmet e fundit

Ku ishe Isë ?

Nga: Emanuel Demaj

Kur LDK u themelua,pash shum emra dhe personalitete të ndrysme që ishin delegatë në atë kuvend, ndëras nuk pash emirn e kryetarit aktual të LDK-së dhe kryeministrit z.Isa Mustafa ,nuk figuronte emri i tij,dhe me interesointe se pse ai nuk ishte aty,dhe fillova te hulumtoja pak a shum lidhje me mos pjesmarrjen e Isa Mustafes ne kuvendin themelues të LDK-se.

Në dhjetor 1989, derisa Isa Mustafa ishte pjesë e regjimit komunist, në Prishtinë ishin bërë të gjitha përgatitjet për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të asaj LDK’je ku Isa Mustafa sot është Kryetar dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, në koalicion me PDK’në! Dihet mirëfilli se LDK’ja u themelua me 23 dhjetor 1989 (vetëm 14 ditë pas dhënjes së betimit të Isa Mustafës përpara Kryetarit të KK të LK të Kosovës – Rrahman Morina!). Themeluese e LDK’së, ishe ‘elita intelektuale’ shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ’së dhe njerëz me pozita të ndryshme pushtetore. Pra, ishte pikërisht ajo elitë intelektuale e cila gjatë viteve të 70’ta e 80’ta, duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte vënë nën kontroll të plotë edhe institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë!

aaa

NË KËSHILLIN EKZEKUTIV TË KSA TË KOSOVËS (DHJETOR 1989) PAS RRËNIMIT TË AUTONOMISË SË KOSOVËS NGA SERBIA!!!

Dhjetor 1989: Ibrahim Rugova, Kryetar i LDK’së – Isa Mustafa, Ministër i Rrahman Morinës!
Edhe pse Isa Mustafa me Ibrahim Rugovën në këtë periudhë (dhjetor 1989) i përkisnin “dy taborreve të kundërta”, angazhimet e tyre politike pothuajse ishin të njejta, si Këshilli Ekzekutiv i Kosovës (ministër i së cilës ishte Isa Mustafa) ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK’ja (kryetar i së cilës ishte Ibrahim Rugova) ishin kundër protestave të shqiptarëve dhe angazhoheshin me përkushtim të madh për stabilizimin e situatës, edhe pse Kosova dhe populli Shqiptarë ato ditë jetonte në gjendje të jashtëzakonshme dhe hiqte të zitë e ullirit nga çizmja ushtarke – policore e Sllobodan Millosheviqit!

gggggggg

Leave a Reply

Your email address will not be published.