Lajmet e fundit

Tërnava uron besimtarët katolikë për Kërshëndella

Me rastin e festës së Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot ka uruar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë.

Në urimin e Myftiut Tërnava, thuhet “…të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj me urimet më të sinqerta. Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi sjell mesazhin e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e dashurinë. Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë”, thuhet në urim.

“I nderuar Ipeshkëv. Në këtë ditë feste, duke Ju uruar ngrohtësi e lumturi Juve dhe besimtarëve Tuaj edhe një herë, shpreh përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen, dashurinë e vëllazërinë si vlera të pacenuara të populli tonë”, thuhet ndër të tjera në urimin e myftiut Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published.