Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë prezantimit të punës së tij dy vjeçare si kryetar tha se për këto dy vjet janë arritur shumë suksese.
Puna dy vjeçare e komunës është prezantuar nëpërmjet një video incizimi pasi siç u tha puna e shumtë e të gjitha drejtorive do të merrte kohë për të treguar të arriturat e tyre.
“Nëpër media është raportuar se ‘Shpendi shtroi rrugë’, ‘ndali ndërtimet pa leje, ‘Shpendi shpërndan kifle’, dhe kjo është e padrejtë ndaj stafit të ekipit ndaj administratës të cilët për çdo dite po japin maksimumin për të pasur një qytetet më të mirë”, tha Ahmeti.
Ai ka përgëzuar të gjitha drejtoritë e Komunës, duke filluar me punën e ndërtimeve pa leje me ç’rast ka falënderuar veçanërisht drejtorin për urbanizëm Liburn Aliu.
Në një slogan “Prishtina po bëhet” janë shkruar gjithë ato çfarë ka bërë komuna e Prishtinës për këto dy vjet.
“Janë hapur tri çerdhe, janë ndriçuar 84.83 km rrugë, pastrimin i 120 deponive ilegale e kështu me radhë Të keqen po e ndalmi të mirën po e bëjmë bashkë”, tha Ahmeti.
Ai tha se takohet me shumë qytetarë dhe se do të mundohet që të vë drejtësi për çdo qytetar pa marr parasysh se a ka para apo cilës parti i takon. Ahmeti tha se duhet të ketë edhe kritika të qytetarëve dhe se kjo edhe i motivon ata.