Lajmet e fundit

Këta janë pesë trajnerët më të mirë për momentin

Siq e dimë klubet e mëdha i drejtojnë disa trajner, të cilët janë më të përfolurit dhe më mirët tani për tani në elitën e futbollit europian tani për tani.

Sportali.net ju sjell listën me pesë trajnerët më të mirë për momentin, të cilët janë Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Jose Mourinho, Jurgen Klopp dhe Diego Simeone.

Për më shumë, ju ftojmë që t’i analizoni faktet e sjellura nga ne për këta trajnerë:

Pep Guardiola – arritje të mëdha me Barcelona-n, por jo edhe aq shumë me Bayern Munchen. Tekniku katalunas ka vendosur që të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit, por prej tij pritet një gjurmë e madhe tani.

Duket se titullin e Bundesliga-s e ka të siguruar, por tifozët e Bayern-it kërkojnë nga ai për fund titullin e Ligën e Kampionëve, titull të cilin bavarezët e kanë fituar së fundmi në vitin 2012 me Jupp Heynckes.

Carlo Ancelotti – eksperiencë të madhe në të gjitha kompeticionet mund t’i gjeni vetëm te tekniku italian, i cili nga sezoni i ardhshëm do ta marrë drejtimin e Bayern Munchen.

Drejtoi Milan-in, Chelsea-n dhe Real Madrid-in, ndërsa me këto klube ai fitoi shumë tituj, ku më i rëndësishme ndoshta është ai i Ligës së Kampionëve me Real Madrid-it, ndryshe i quajtur për madrilenët ”La Decima”.

Pra, Bayern Munchen ka përfituar shumë me angazhimin e Ancelotti-t në stolin bavarez, pasi që eksperienca e tij do të ketë shumë dobi për klubin më të madh gjerman.

Jose Mourinho – fitoi dy tituj me Chelsea-n sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon u shkarkua pas rezultateve të dobëta. Pavarsisht kësaj ai njihet ende si njëri ndër trajnerët më të mirë në futbollin europian.

Mirëpo, pushimi i tij siq duket nuk do të zgjat shumë, pasi që Manchester United ka filluar interesimin për teknikun portugez, pas zhgënjimeve të vazhdueshme të Louis van Gaal.

Edhe Mourinho ka eksperiencën e tij, pasi që me Porto-n fitoi Ligën e Kampionëve, gjithashtu me Inter-in, teksa edhe me Real Madrid-in dhe Chelsea-n fitoi disa tituj.

Jurgen Klopp – njihet si trajneri më simpatik në botën e futbollit europian. Ai bëri bujë me Borussia Dortmund-in duke e sfiduar Bayern Munchen me një ekip krejtësisht të ri dhe të pa njohur.

Ndërsa, pas largimit nga Gjermania, ai mori drejtimin e Liverpool-it, klub me të cilin mposhti Chelsea-n dhe Manchester City-n, mirëpo kohëve të fundit gjërat nuk janë duke shkuar mirë për trajnerin gjerman në Anfield.

Diego Simeone – taktikat e tij padyshim se janë për t’u admiruar. Ai bëri emër me Atletico Madrid-in në sezonin 2013/14 kur fitoi titullin e La Liga-s si dhe arriti të shkonte deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Real Madrid-i.

Askush nuk e priste këtë sukses nga Diego Simeone bazuar në skuadrën e tij të panjohur, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar dhe se tani Atletico Madrid-i është rival i Barcelona-s dhe Real Madrid-it për titullin e La Liga-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.