Lajmet e fundit

Naser Kelmendi para Gjykatës: Jam i pafajshëm, akuzat janë prodhim i Bosnjës

Naser Kelmendi deklarohet se nuk e ndjen veten fajtor. “Këto akuza janë prodhim nga Bosnja. Pres nga gjykata ta vërtetojë pafajësinë time”, tha Kelmendi.

Ka nisur gjykimi kundër Naser Kelmendit, kosovarit që ka edhe shtetësi boshnjake. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për një sërë veprash penale.

Kelmendit aktualisht prokurori Andrew Hughes është duke ia lexuar aktakuzën.

Kryetare trupit gjykues në këtë rast është Ana Adamska Gallant.

Kelmendi ngarkohet për krim të organizuar, vrasje të rëndë, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai u arrestua nga Policia e Kosovës më 6 maj 2013, në bazë të një urdhërarrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga atëherë ndodhet në paraburgim.

Edhe pse Bosnja kërkon ekstradimin e Kelmendit për ta gjykuar atje, pasi ky shtet nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës, nuk ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi.

Sipas nenit 4 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale “qytetarët e Kosovës nuk do të ekstradohen, përveç nëse parashihet ndryshe në një marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe shtetit kërkues, apo në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Në Bosnjë Naser Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Nga ana tjetër më 1 qershor 2012, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Naser Kelmendin e ka identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant të lëndëve narkotike./expressnaser kelmendi

Leave a Reply

Your email address will not be published.