Avokati Arianit Koci e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushteteuese, në lidhje me marrëveshjen për Asocacion, për të cilin thotë se me vendimin e Kushtetueses “fituam të gjithë”.
Ja çka shkruan ai:
Të gjithë fituan me këtë Aktgjykim: pozita, opozita, bashkēsia ndērkombëtare dhe Serbia. Veq Kosova po humb!
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin e thellon edhe më shumë ambiguitetin juridik lidhur me kētë çështje.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja nuk duhet të anulohet edhe pse disa parime të përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin/Zajednicën janë në kundërshtim me Kushtetutēn.
Me këtë Aktgjykim kërkohet që në dekretin pēr themelimin e Asociacionit, si dhe në Statutin e këtij Asociacioni të përmirēsohen lēshimet e bëra.
Me një fjalë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në Statutin e Asociacionit, e që kjo e fundit është dokument implementues i marrēveshjes- të sanohet kjo parregullsi kushtetuese.
Sidoqoftë, marrëveshja nëse nuk anulohet si e tillë, ajo bëhet pjesë e rendit juridik të Kosovēs, ndērsa Statuti si akt implementues, praktikisht do të bazohet në një marrëveshje me dispozita kundërkushtetuese.
Kjo është nje paradoks juridik sui generis.
Ky Aktgjykim më shumë i përngjanë një pamfleti politik, me të cilin tentohet që tē pajtojhen palët ku të gjithë të jenë të kënaqur – pra taktizim i pastēr politik- se sa një vendimi i Gjykatës më të lartë të vendit, me të cilin ky problem juridik, zgjidhet përfundimisht. Si argumet për këtë e kemi edhe interpretimin e të gjitha palëve, sot, pas publikimit të Aktgjykimit, se mu ata kanë të drejtë. Të gjithē fituan dhe të gjithë kishin të drejtë – kjo ēshtë fryma oportuniste e këtij vendimi.
Por në thelb, asgjë nuk është sqaruar. Dispozitivi si pjesa më e rëndësishme e çdo Aktgjykimi, është tērēsisht i paqartë.
Agonia kushtetuese kosovare vazhdon edhe pas këtij vendimi.
Madje, rendi juridik në Kosovë, mund të pësojë infarkt, me mundësi të vdekjes klinike.
Gjykata Kushtetuese nuk ekziston për tē bere balancë politike, por për të konstatuar shkelje, dhe pēr të na udhēzuar se cila është rruga që duhet ndjekur.
Të gjithe fituan me këtë Aktgjykim: pozita, opozita, bashkēsia ndērkombëtare dhe Serbia. Veq Kosova po humb!