Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, sot ka dhënë dorëheqje nga ky post, duke thënë se më tutje do të mbetetet’’besnik ushtarak i atdheut”.
“Unë e kam marrë një vendim sot, që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit. Unë nga ky pozicion do të tërhiqem sot por do të mbetem një besnik ushtarak i atdheut tim”, ka thënë Garibashvili gjatë një fjalimi televiziv.
Ai ka shtuar se me dorëheqjen e tij, dëshiron që të jap një shembull tek brezi i ri.
Garibashvili, ishte emëruar në krye të qeverisë në nëntor të 2013-s.