Lajmet e fundit

Mushkolaj: Mustafa shkeli Kushtetutën, le të mbajë përgjegjësi

Gjykata Kushtetuese ka bërë publike sot aktgjykimin e saj lidhur me përputhshmërinë e marrëveshjes për Asociacionin me Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetuesja ka bërë të ditur se disa nga parimet e kësaj marrëveshje bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë për Indeksonline se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kryeministri Isa Mustafa ka bërë shkelje të Kushtetutës.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacion, Isa Mustafa ka shkelur Kushtetutën dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi, ai dhe qeveria”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar më pas se më nuk mund të flitet për kredibilitet të Mustafës në udhëheqjen e shtetit.

Mushkolaj më pas ka shtuar se nëse gjykata e ka “përmirësuar” atë që e ka nënshkruar Mustafa, sipas Mushkolajt kjo do të thotë se kryeministri ka nënshkruar diçka më shumë se një OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.