Për një martesë të përsosur, por jo shumë të shtrenjtë, ka vetëm një rregull: Martesa e përsosur duhet të festohet me (të gjitha) dhe vetëm me njerëzit që kanë rëndësi për ne.
Ku dhe kur? Dihet tashmë që dasmat kushtojnë, sidomos kur duam që pavarësisht buxhetit të jetë përrallore. Por, që të kurseni, ju këshillojmë vende të hapura, sidomos kur martoheni në sezonin e verës, mund të zgjidhni plazhin, një park etj.
Një fustan për gjithë jetën. Të kursesh do të thotë të tregohesh i kujdesshëm po edhe të bësh investim afatgjatë. Në faqet e internetit ju mund të gjeni fustane shumë të bukur nusërie të cilët kushtojnë edhe më pak se fustanet të cilët jepen me qera ndaj mos i neglizhoni por hidhini një sy.
Fotot e dasmës? Mania e Selfie ka infektuar edhe ditën e madhe. Megjithatë i tërë albumi nuk mund të bëhet me to. Ju këshillojmë të merrni një fotograf të mirë në këtë rast pasi janë kujtimet ato që mbesin.