Lajmet e fundit

AAK’ja në Rahovecë ja numëronë një nga një deshtimet e qeverisë Vehapi

RAPORT VJETOR I MOSPUNËS DHE KEQ QEVERISJES SË QEVERISË KOMUNALE

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec gjatë gjithë vitit që po e lëmë pas, por edhe më herët, ka përcjellur me kujdesin maksimal keq qeverisjen në nivel komunal të qeverisë aktuale PDK – LDK të udhëhequr nga Idriz Vehapi. Me këtë rast,janë analizuar dhe janë vënë në dukje të gjitha të metat, ngecjet dhe mënyra e keqe e qeverisjes në të gjitha fushat që nga fillimi i mandatit të qeverisë Vehapi. Si rezultat i punës së departamenteve që ekzistojnë në kuadër të degës së AAK-së në Rahovec, janë analizuar të gjitha fushat e veprimtarisë që duhej t`i qeveriste siç duhet një qeveri komunale.

 

  1. Arsimi

Fusha e arsimit në nivel komunal qeveriset nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA). Kjo qeveri komunale në fillim të qeverisjes emëroi për Drejtor të Drejtorisë Komunale të Arsimit Behar Ramën. Ky drejtor, që në fillim të drejtimit të kësaj drejtorie, e nisi mbrapsht punën e tij duke hapur konkurse për pranim të personelit arsimor dhe duke pranuar në këto konkurse njerëz të afërt të tij, familjarë, kushërinjë dhe anëtarë të PDK-së dhe duke lënë anash ata që meritonin. Për këtë arsye ai u përball edhe me proces gjyqësor  dhe si rezultat të këtij procesi gjyqësor ai dha dorëheqje nga detyra e drejtorit komunal të arsimit. Më pas, qeveria komunale e udhëhequr nga Idriz Vehapi emëroi në këtë detyrë Vjollca Vuçiternën, e cila vazhdon të kryej punën e saj duke udhëhequr këtë drejtori. Departamenti për Arsim i degës së AAK-së vlerëson se Drejtoresha e DKA-së në Rahovec Vjollca Vuçitërna nuk është e zonja të udhëheqë këtë drejtori,e poashtu edhe kjo qeverisje komunale po qeveris keq. Këtë vlerësim  e japim për disa arsye:

  1. Në kohën kur ishte Behar Rama drejtor i DKA-së, është pikërisht kjo qeveri komunale e cila e shkarkoi nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda – Toni” në qytet dhe arsyeja e shkarkimit të saj ishte përshkak të performancës së saj të dobët në drejtimin e shkollës. Atëherë shtrohet pyetja: Si mund të jetë e zonja të udhëheqë me Drejtorinë Komunale të Arsimit ajo e cila,sipas kësaj qeverie, para një viti nuk mund ta udhëhiqte një shkollë të mesme, dhe kur dihet se në komunën tonë ka mbi 25 shkolla fillore e të mesme që duhet të qeverisen?!! Ku mbeti performanca e saj e dobët?
  2. Prej kohës kur Vjollca Vuçitërna udhëheq me DKA-në, gjendja në arsim nuk është përmirësuar. Nëpër shkolla mungojnë vizitat dhe asnjëherë deri më tash nuk u ftuan organet përgjegjëse që të bëjnë inspektimet e punës së mësimdhënësve, sidomos në shkollat e mesme.
  3. Drejtoria Komunale e Arsimit e udhëhequr nga kjo drejtoreshë shtyen deri në 3 muaj konkursin për pranimin e mësimdhënësve dhe në vendin e zbrazët në vend që të hapë konkurs për mësimdhënësit e kualifikuar e të papunë,e lë të punojë një praktikante për 3 muaj të tërë. Kjo ka ndodhur këtë vit shkollor në shkollën fillore të fshatit Lugmir (Dobidol).
  4. Drejtoria e Arsimit nuk menaxhon siç duhet me punën e drejtorëve të shkollave, me ç`rast nxënësit që pezullohen nga shkolla përshkak të mungesave, dërgohen në shkollë tjetër, dhe pas një muaji kthehen sërish në shkollën amë pa u vlerësuar fare me nota në shkollat ku kanë vijuar mësimin, dukuri kjo e cila ndodh në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet e arsimit të mesëm të lartë.
  5. Qeveria Komunale ka premtuar që në fillim se do të bëjë rregullimin e oborrit të Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc, por deri më tani asnjë investim nuk është bërë. Kryetari i komunës Idriz Vehapi në Krushë të Madhe ka premtuar Palestrën sportive për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë ”Ukshin Hoti”. Ky projekt ka qenë i futur në kodin buxhetor të Komunës për të filluar në vitin 2014 por edhe ky premtim nuk u

 

  1. Qeveria Komunale ka marrë përsipër të ndërtojë shkollën në fshatin Apterushë, projekt i cili ka qenë i inicuar nga qeverisja jonë e i cili ka filluar të zbatohet, por që po ecën shumë ngadalë, duke ndërtuar veç skeletin e saj. Në anën tjetër, nxënësit e kësaj shkolle që vijojnë mësimin në objektin e vjetër rrezikohen me jetë nga pllaka e cila në çdo kohë rrezikon tu bie mbi kokë. Ansambleistët e AAK-së për këtë gjendje e kanë njoftuar me kohë qeverinë komunale, por si përgjigje ndaj kërkesave që të ndërmerren masa urgjente, qeveria komunale ka ndërhyrë me disa masa qesharake duke ia vënë skajeve të pllakës disa shtylla metalike.

 

  1. Shëndetësia

 

Edhe në fushën e shëndetësisë kjo qeverisje komunale çdo ditë e më shumë po shënon ngecje dhe kthim prapa. Në Ratkoc dhe në Krushë të Madhe Qendrat e Mjekësisë Familjare punonin me dy ndërrime në qeverisjen tonë, ndërsa sot në vend që të ecet përpara, të bëhet me 3 ndërrime, tani ka kthim prapa, në një ndërrim. Pra, është dashur të avancojnë QMF-të në Çifllak, Drenoc, Apterushë, Fortesë në dy ndërrime, ndërsa Ratkoci e Krusha me 3 ndërrime. Ambulanta e gatshme në Polluzhë, sot akoma është e mbyllur në vend se të punoj. Ne gjatë qeverisjes sonë e kemi ndërtuar që të hapet dhe jo të mbetet e mbyllur. Aparati Rëntgen për diagnostikimin e sëmundjeve me anë të rrezatimit me muaj të tërë nuk punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytet,dhe pacientët detyrohen të bëjnë grafitë e tyre nëpër klinika private. Ndërsa në kohën kur qeverisnim ne, ai aparat jo vetëm që punonte e mirëmbahej për mrekulli, por në repartin e Rentgenografisë në bashkpunim me Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë realizuam edhe seri matjesh të dozave të rrezatimit që marrin pacientët gjatë ekzaminimeve radiografike me rreze rëntgen.

 

  1. Financat dhe buxheti

Në bazë të analizave dhe krahasimeve,në lidhje me menaxhimin e buxhetit në mes qeverisjes sonë dhe qeverisjes aktuale PDK – LDK  i  potencojmë disa dallime.

  1. Planifikimi i buxhetit dhe shpërndarja
  2. Çështja e borxheve
  3. Donacionet,përfitimi prej tyre
  4. Raporti i i fundit finaciar i qeverisjes aktuale

 

  1. Planifikimi i buxhetit dhe shpërndarja – Ekzistojnë dallime të mëdha në mes të qeverisjes sonë dhe kësaj aktuale. Nga qeverisja jonë planifikimi i buxhetit është bërë në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin e finacave publike dhe përgjegjësive (LFPP). Ligji në fjalë thotë se çdo qytetar duhet të ketë informata për shumën  e buxhetit dhe për mënyrën e shpërndarjes së tij, në cilat projekte, e këtë më së miri, dhe në përputhje të plotë me ligjin e ka berë qeverisja jonë, duke mbajtur dëgjime buxhetore në çdo vendbanim të komunës së Rahovecit,duke mos përjashtuar edhe vendbanimet me popullsi të vogël si Mrasor e Kaznik. Gjithashtu edhe shpërndarja e buxhetit ka qenë mjaft transparente dhe në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Shpërndarja e buxhetit nga qeverisja jonë ka përfshirë çdo vendbanim të komunës pa përjashtim ndërsa qeverisja aktuale brenda kësaj periudhe dy vjeçare dëgjimet buxhetore i ka mbajtur në menyrë selektive vetëm në vendbanimet me popullsi më të mëdha. Gjithashtu edhe shpërndarja e buxhetit nga ana e qeverisë aktuale ka qenë e padrejtë, sepse pjesa dërmuese e vendbanimeve të komunës tonë nuk janë përfshirë në asnjë projekt kapital  të kësaj qeverie brenda kësaj periudhe dy vjeçare.
  2. Çështja e borxheve- Gjatë gjithë fushatës zgjedhore , edhe para saj qeverisja  aktuale ka trumbetur se gjoja ne i kemi krijuar shumë borxhe , deklaroheshin se  ka borxhe me vlere deri në 11,000,000 €,pastaj 9,000,000€, 7,000,000 €, etj,ndërsa në fillim të mandatit të tyre kanë dal me një raport  se gjoja  vlera e borxhit është 6,000,000 €, ndersa tani, në debatin me qytetarë të dhjetorit 2015 qeverisja aktuale (shih paradoksin) kjo qeveri deklaron se borxhin nga 2,400,000€ e kemi zvogluar 200,000€,që domethënë se nuk qenkan ato vlera të mëdha të deklaruara nga ana e tyre, por vetëm 2,400,000€. Ne këtyre zotërinjve ju themi se edhe kjo vlere(2,400,000€) nuk eshtë  shuma e këtij borxhi, sepse në kuadër të kësaj vlere  janë edhe kontratat dy vjeçare të cilat kanë qenë të mbulura me buxhetin e vitit 2014. Për këta zotërinjë ne kemi një pyetje: Ku janë 60,000,000 € të premtuara nga ana kryemistrit tuaj të atëhershëm, i cili publikisht ka deklaruar se do ta ndajë ketë shumë të mjeteve për komunën e Rahovecit?
  3. Donacionet dhe përfitimi i tyre – Duam të ju përkujtojmë të gjithëve se qeverisja jonë gjatë mandatit më pak se tre vjeçar ka arritur të përfitojë donacione me vlerë prej 5,900,000€,dhe ato nga donatorë të brendshëm dhe të jashtëm, Ky përfitim nga donacionet është bërë falë angazhimit dhe përkushtimit tonë sepse nuk kemi lënë derë pa trokitur me projekte të gatshme të përgatitura nga ana jonë. Ndërsa  donacionet e qeverisë aktuale për dy vite të prezentura nga ana e tyre janë vetëm 79,143 euro.
  4. Raporti i fundit nëntëmujor i buxhetit, ky raport është shumë i përgjysmuar, dhe ato shënime që figurojnë në ketë raport janë të pamjaftueshme për të nxjerrë një konkludim apo me mirë të themi, për të vërtetuar punën e qeverisë aktuale, sepse raportit i mungon pjesa kryesore e menaxhimit të buxhetit- raporti i zyrës së prokurimit, si dhe raporti i shpenzimeve komunaleve, thënë më saktë, ne nuk mund ta dijmë nga ky raport se sa projekte janë realizuar, cilat janë ato, sa është shuma  e buxhetit të shpenzuar, sa mjete janë shpenzuar për telefon, për mbeturina, energji elektrike, ujë e të tjera.

 

 

 

 

  1. Infrastruktura

 

Sipas Institutit GAP, Komuna e Rahovecit ka nisur në vitin 2009 investimet në instalimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në pesë fshatrat e anadrinit (Dobidol, Çifllak, Kramovik, Guri i Kuq dhe Polluzhë). Pas nisjes se mandatit nga kryetari aktual, ky projekt ka vazhduar dhe ka përfunduar në muajin nëntor (2014). Gjatë vitit 2014 komuna ka investuar edhe në ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe zgjerimin e tij në një pjesë të madhe të qytetit(zonave urbane)të Rahovecit.

Vërejtja jonë: Ky projekt ende nuk ka përfunduar edhe pse kryetari Vehapi ka prerë shiritin për këtë projekt e në fakt janë dy fshatra ende pa ujë të pijshëm, Guri i Kuq dhe Polluzhe. Mendojmë dhe vlerësojmë se në aspektin e projekteve për furnizim me ujë të pijshëm komuna e Rahovecit ka dështuar.

 

Më 11 Nëntor 2015  gjithashtu sipas GAP-it!

Është hartuar projekti dhe fillimi i punimeve për ujësjellësin në fshatin Pastasel dhe në fshatin Zatriq. Përfundimi i punimeve për ndërtimin e rezervuarit të ujit të pijes në fshatin Reti, dhe këto projekte jo vetëm që s`kane filluar fare por është bërë aq shumë bujë sa që këto projekte janë në dështim total dhe asgjë nuk është ndërmarrë në kompletimin e këtyre projekteve.

Më 20 Nëntor/2015 –sipas GAP-it!

Gjatë periudhës se 2014 është rregulluar kanalizimi në lagjen e komuniteteve. Është riparuar një pjesë e kanalizimit në rrugën “Bajram Veliu”. Është rregulluar kanalizimi në rrugën “Xhelal Hajda” si dhe në fshatin Krushë e Madhe. Ndërtimi i kanalizimit në fshatrat Nashpallë, Guri i Kuq.

Vërejtja jonë:

Shumica e projekteve të kanalizimeve kanë qenë vazhdimësi e projekteve tënisura nga ne nga viti 2013 dhe assesi komuna nuk po mundet të gjejë mundësi komunikimi direkt me qytetarët që të realizojë projektet në interes të tyre dhe mos të flasim për projekte të reja.

 

Nuk është hasur ndonjë investim nga ana e komunës për ndriçim publik, përjashtimisht mirëmbajtjes së zonave me ndriçim publik në zonen urbane dhe assesi në fshatrat ku është bërë ndriçimi publik!

Komuna ka dështuar në mirëmbajtje të këtij projekti për dy vite me radhë e projektin për mirembajtje te ndriqimit publik komuna e Rahovecit e ka bërë në fund të vitit 2015, ku është kontraktuar një kompani me vlerë kuotimi ku edhe shihet se ky projekt eshte gjysmak duke marrë parasysh vlerën e kontratës dhe seriozitetin e këtij projekti. Ndriçimi publik është projekt prioritar për qytetarët prandaj vemendja më e madhe e komunës është dashur të fokusohet në investime të tilla dhe kjo shumë është e  paarsyeshme për qytetarët,sepse e dijmë se shumica e qytetarëve kanë dërguar kërkesa për ndriçim publik në lagjet urbane dhe fshatrat e mëdha, tek të cilat  ka levizshmëri të mëdha të popullatës. Komuna ka deshtuar edhe në këtë aspekt edhepse ka pasur buxhet të planifikuar.

Sipas GAP-it, gjatë vitit 2014 është asfaltuar rruga në relacionin Fortesë-Xerxë, si dhe në relacionin Pastasel-Kaznik, po ashtu janë riparuar disa rrugë në zonat urbane.

Vërejtja jonë:

Projekti i parë është bërë nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa projekti i dytë as që është filluar të bëhet. Edhepse është deklaruar nga komuna për Institutin GAP se ky projekt është përfunduar, në fakt kjo nuk qëndron sepse projekti i rruges Pastasel – Kaznik as që ka filluar të asfaltohet.

Sipas raportit të GAP-it më 11 Nëntor 2015 gjatë periudhës janar-shtator 2015 në Rahovec janë shtruar rruga që të shpie nga Rahoveci ne fshatin Hoqë e Madhe, Ndërtimi i rrugëve në Pataqan të Ulët, Asfaltimi i rrugës së Drinit në Krushë të Madhe, kubëzimi i disa rrugëve në qytetin e Rahovecit, asfaltimi i rrugës Drenoc-Bratatin ,ndërtimi i rrugës në Hoqë të Vogël, kubëzimi i rrugëve në Drenoc, kubëzimi i rrugëve në Fortesë, ndërtimi i rrugës në lagjen e minoriteteve në Xërxë, kubëzimi i rrugës në Pataqan të Epërm

 

Vërejtja jonë: Shumica e projekteve që janë përmendur si rrugë apo asfaltime janë projekte të viteve 2013 që në fakt komuna ka patur aq shumë neglizhencë e mospunë, sa që pas dy viteve të fillojnë dhe të jetësohen këto projekte.

Prandaj konsiderojmë se komuna ka dështuar në aspektin infrastrukturor ku shumica e projekteve janë vazhdimësi e  qeverisjes te udhehequr nga ne dhe gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare komuna ka dështuar plotësisht t`i jetësojë kërkesat e qytetarëve për rrugë, trotuare, mirëmbajtje dhe kërkesa të tjera të nevojshme dhe të domosdoshme.

Me një punë hulumtuese të Departamentit për Infrastrukturë të degës së AAK-së në të gjitha vendbanimet e komunës sonë, në bazë të informatave të mbledhura nga tereni nga vendbanimet, shumica e qytetarëve kanë pasur vërejtje dhe kanë treguar se komuna që dy vite fare nuk është interesuar për nevojat dhe kërkesat e tyre të adresuara në komunë. Projekti i ujit të pijes në Reti është vazhdimësi nga qeverisja jonë që nga viti 2013,dhe është ende projekt i papërfunduar ndërsa komuna ka raportuar se është kryer.

Ndërtimi i rrugës i lënë në gjysmë nga Retia në Apterushë, që është vazhdimësi nga qeverisja jonë, pas dy viteve,tek më 15 dhjetor të vitit 2015 eshte perfunduar.Rrugët në Brestoc janë poashtu vazhdimësi nga viti 2013. Rrugët në Hoqë të Vogël  edhepse ende të papërfunduara, projekti ka qenë vazhdimësi e projekteve të planifikuara nga qytetarët dhe kordinuara me komunën në bazë të planeve që ka pasur komuna me komunitetin, Në Krushe të Madhe, asfaltimi i rrugës që përshkon rrugën nga magjistralja për Prizren, një segment i lagjes së poshtme që  dërgon kah Drini, projekti ka qenë  vazhdimësi e projektit 2013. Mos mirëmbajtja e ndriçimit publik, për të cilën akuzuan edhe vetë deputet e koalicionit LDK-PDK, fare nuk është bërë në Krushë të Madhe. Nuk ka pasur projekte edhe në disa fshatra tjera, si Polluzhë, Senoc, Zatriq, ndërsa në Pastasel ka filuar vetëm projekti i ujit të pijes dhe ai i kanalizimit, si vazhdimësi të projekteve nga 2013-ta. Në vendbanimet e Anadrinit asnjë projekt nuk eshte bere, perveç një parkut të vogël që është bërë në Ratkoc nga komuna, asnjë investim tjetër nuk është realizuar në fshatrat Malësi e Vogël, Ratkoc, Vrajak, Bërtatin, Dejnë, Çifllak, Kramavik dhe Mrasor.

Në qytet asnje projekt nuk është bërë, perveç atyre që janë vazhdimësi e vitit 2013. Edhepse ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët, e këto ankesa janë shfaqur në debatet e pakta që ka pasur komuna me këshillat e fshatrave si dhe disa prej vendbanimeve të mëdha që ka organizuar KPF e jo edhe komuna, sepse që dy vite komuna e Rahovecit nuk mban debate me qytetarë.

 

  1. Bujqësia

Nga qeveritarët tanë është thënë se Rahoveci  është Kryeqytet i bujqësisë,por këto kanë mbetur   vetëm  fjalë  pasi  që  komuna e Rahovecit në krahasim me resurset që ka në fushën e   Bujqesisë ka ngelur shumë prapa.  Në  dy  vitet  e  fundit  asnjë investim në  bujqësi  nuk  është bërë  nga drejtoria për  bujqësi,  asnjë  rrugë  fushore  nuk është    shtruar  apo   pastruar. Rregullimi i rrugëve fushore paraqet  një  nga punët  më  prioritare  që   duhet  bërë dhe  Drejtoria   e Bujqesise duhet  te ketë një planprogram vjetor për rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre, pasi  ato  çdo vit  dëmtohen  nga  kushtet   atmosferike. Vitin  që  po e  lëmë, shumë  fermerë  kanë shtruar  kërkesa  për  daljen e inspektorëve në  terren për  verifikimin e  dëmeve të  shkatuara   nga  rreshjet, por asnjë fermeri  nuk  i  është  kompenzuar  dëmi.  Dëmet  ishin edhe më të mëdha  si  pasojë   e mos   mirëmbajtjes  dhe mos pastrimit  të lumit Rimnik,ku përshkak të bllokimit të kanalit u shkaktuan vërshime dhe përmbytje të dhjetëra hektarëve me kultura bujqësore. Projekti për kanalet e kullimit të tokave bujqësore të fshatit Fortesë dhe Xerxë ka filluar nga qeverisja jonë  në vitin 2013 dhe është dashur  të përfundojë në vitin 2014. Por, ky projekt ka mbetur ashtu si e ka lënë qeverisja jonë. Projekti për kanalet e kullimit të tokave bujqësore në fshatrat Ratkoc e  Malsi e Vogël  ka filliar në vitin 2013 dhe është dashur  të perfundojë këtë vit, ende nuk është realizuar. Projekti për kanalet e kullimit të tokave bujqësore në fshatrat Celinë e Gexhë ka filluar poashtu në vitin  2013 dhe është dashur të  të perfundojë në vitin 2015, gjithashtu nuk  është realizuar. Është premtuar projekti për sistemin e  ujitjes së tokave bujqësore në fshatrat Vrajakë e Bërtatin, edhe ky ishte premtim bosh, sepse as që ka nisur të bëhet diçka rreth këtij projekti.  Shoqatat e fermerëve luajnë   rol mjaft  të madh  për  thithjen  e  donacioneve dhe granteve  për  një  komunë  kur  ato   kanë një  bashkëpunim reciprok me  komunën,por  asnjë  takim  me  shoqatat e fermerëve  nuk  është  mbajtur,asnjë  shoqatë  nuk  financohet qoftë edhe me një shumë simbolike sa për të paguar qeranë  apo ndonjë punëtor.

Rahovec,21.12.2015.

Departamenti për Informim i degës së AAK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.