Lajmet e fundit

Insiton Vetëvendosje: Protestat nuk ndalen, duam ikjen e kësaj qeverie

Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, në Ballë për Ballë, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vërtetuar kauzën e Opozitës.

Sipas tij ishte presioni i qytetarëve ai që na solli në këtë pikë, megjithë mbrojtjen që i ka bërë kryeministri Isa Mustafa marrëveshjes, njofton Klan Kosova.

“Në diapozitivin e vendimit Gjykata Kushtuese i ka vërtetuar argumentet e Opozitës, se marrëveshja e nënshkruar është në kundërshtim me Kushtetutën”.

“Në marrëveshjen o koalicionit qeverisës një prej pikave kryesore është edhe Asociacioni. Secili njeri që ia do të mirën vendit duhet të veprojë pasi qeveria e ka shkelur kushtetutën”.

“Isa Mustafa tash e katër muaj e ka mbrojtur këtë marrëveshje. Jam i bindur se sikur të mos ekzistonte ky presion i qytetarëve çështje e Zajednicës do të harrohej, siç ka ndodhur edhe herëve tjera”.

“Ne mendojmë që ky vendim i Kushtetueses i ka vërtetuar të gjitha argumentet tona”.

Hyseni më tutje ka thënë se për mendimin e tij Gjykata Kushtetuese ka kaluar në fushë të huaj, në pjesët ku i tregon qeverisë për veprimet që duhen marrë.

“Përveç faktit që Kushtetuesja ka cekur pikat, besoj që ka bërë një lojë politike sepse është zgjeruar në çështje që nuk janë punë e saj”.

“Nuk është punë e saj ta udhëzojë qeverinë se çka duhet të bëj. Për Zajednicën nuk ka vend në Kosovë”.

“Duhet thënë që për shkelje të kushtetutës në Kosovë ka precedentë – me dy ish presidentët Sejdiu e Pacolli”.

Ai ka theksuar se nuk mjaftohen as me anulimin e marrëveshjeve, derisa ky koalicion e qeverisë Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Isa Mustafa nuk mund të sillet sikur pas këtij vendimi nuk ka ndodhur asgjë”.

“Ne do t’i vazhdojmë protestat tona. Thirrja për protestën e 9 janarit vazhdon”.

“Ne besojmë që dy kërkesave që kemi duhet t’u shtohet edhe ajo për rrëzim të qeverisë”.

“Kushtetuesja përmes këtij vendimi u përpoq të bënte balans politik”.

“Ky vendim që kemi parë sot nuk i atribuohet pavarësisë së institucioneve në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.