Lajmet e fundit

Papa Françesku vlerësohet me çmimin e rëndësishëm europian “Karlo Manjo”

Papa Françesku është vlerësuar sot me cmimin ndërkombëtar Karlo Manjo 2016, një cmim i rëndësishëm dhënë cdo vit nga qyteti gjerman Aquisgrana (gjerm. Aachen), personaliteve me kontribute e merita të vecanta në integrimin e bashkimin e Europës.

“Papa Francesku, lexohet në motivacionin e këtij cmimi,përcjell një mesazh shprese në Europë në një moment krize e cila ka vënë në në një plan të dytë të gjitha fitoret e arritura gjatë procesit të integrimit europian. Papa Francesku është zëri i koshiencës, i cili kërkon vendosjen e njeriut si një autoritet moral i jashtëzakonshëm në qëndër të gjithckaje.”

Në këtë motivacion lexohen dhe pjesë të fjalimit të mbajtur nga Papa Francesku gjatë muajit nëntor në Parlamentin Europian në Strazburg.

“Ka ardhur momenti, u shpreh Papa Francesku gjatë këtij fjalimi, të braktisim  idenë e njëë Europe të frikësuar, të kërrusur në vetvete, e të promovojmë një Europë protagoniste në art, shkecë, muzikë, në vlera njerëzore e fetare, një pikë referimi për të gjithë njerëzimin.”

“Papa Francesku, u shpreh kreu i zyrës së shtypit në Vatikan At Federiko Lombardi, nuk ka pranuar asnjëherë një cmim vlerësues ndaj personit të tij. Pranimi i cmimit Karlo Manjo 2016, Ati i Shenjtë e ka komentuar se është një vlerësim për kontribon e punon për të ndërtuar paqen brenda territorit të saj si dhe me një rol të rëndëëishëm për paqen në botë. ”

Papa Francesku është Papa i dytë që vlerësohet me ëktë cmim. Më vitin 2004 Cmimi Karlo Manjo e ka marrë Papa Gjon Pali i dytë, për kontributi9n e tij të vecantë në bashkimin e Europës Lindore me atë Perëndimore.

Papa Franesku është personi i tretë jo europian që vlerësohet me këtë cmim të rëndësishëm europian.

Prej vitit 1950 kur nis historia e cmimit Karlo Manja në qytetin e Aquisgrana ka marrë këtë vlerësim Presidenti amerika Bill Klinton, ideuesi i cm imit Marshal George C. Marshal, kancelarja gjermane Angela Merkel, ish Kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ish presidenti cek Václav Havel, Frère Roger Schutz di Taizé. Helmut Kohl, François Mitterrand etj.

Cmimi Karlo Manjo i dedikohet këtij personaliteti historik i konsideruar simbol frymëzimi në idenë e një Europë të Bashkuar. Karlo Man ja zgjodhi më vitin 768 qyteitn gjerman Aqusgrana si rezidenë e tij pikërisht su urë lidhëse mes të shkuarës e të ardhmes së Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.