Ndotja e ajrit në Kinë vazhdon të bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Tani në Kinë është ndezur alarmi i kuq edhe në 10 qytete tjera, ndërsa banorëve u sugjerohet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Vala e fundit e alarmit përfshin e portin industrial Tianjin, ndërsa gjatë javës së kaluar Pekini për herë të dytë ndezi alarmin e kuq, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Në deklaratën e Ministrisë se Mjedisit, thuhet se 10 qytetet me alarm të kuq përfshijnë Tianjin, si dhe qytetet e vogëla përreth Puyang, Xinxiang, Dezhou, Handan, Xintai, Langfang, Hengshui, Xinji dhe Anyang.
Këto janë në mesin e 30 qyeteteve, duke përfshirë Pekinin që mbetet ‘qyteti me ndotjen më të madhe’.