Lajmet e fundit

Kryeministri çek: Përgjigjja e Gjermanisë për krizën e refugjatëve është inkurajimi i migracionit të paligjshëm

“Përgjigjja e Gjermanisë për krizën e refugjatëve është inkurajimi ndaj krizës së refugjatëve,” është cituar të ketë thënë kryeministri çek për një gazetë gjermane.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 1 milion refugjatë dhe emigrantë janë larguar nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika dhe kanë hyrë në vendet e BE-së, transmeton Gazeta Blic.
Fluksi i madh i refugjatëve ka shkaktuar çarje mes anëtarëve të vendeve lindore dhe perëndimore.

Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria,përmes të cilit shumë refugjatë kanë udhëtuar drejt vendeve të BE-së, kanë kundërshtuar kuotat e detyrueshme të BE-së për rishpërndarjen e refugjatëve dhe të emigrantëve.

“Gjermania ka dërguar një sinjal që ka stimuluar emigracionin e paligjshëm në Europë dhe për fat të keq, një gjë e tillë e nuk mund të mohohet,” tha Bohuslav Sobotka në intervisten e botuar në ‘Sueddeutsche Zeitung ‘, transmeton Gazeta Blic.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur politikat e saj të refugjatëve, duke thënë se ‘ishte një domosdoshmëri humanitare hapja e kufijve për refugjatët’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.