Lajmet e fundit

Pushohet nga puna sepse i dha bukë falas një fëmije

Një punonjëse e kafiterisë në një shkollë të mesme të ulët u pushua nga puna sepse i dha bukë një nxënësi 12-vjeçar bukë, i cili ishte i uritur dhe nuk kishte para. Punonjësja ka thënë se tentoi të paguante për drekën, por shkolla refuzoi përpjekjen e saj.

Dalene Bowden, ish-punëtore në Shkollën e Mesme në Pocatello, Idaho, ka thënë se fillimisht ishte suspenduar javën e kaluar, transmeton arbresh.info, më pas edhe u pushua nga Shkolla e Qarkut Pocatello/Chubbuck për vjedhjen e pronës së shkollës dhe transaksione të pasakta në detyrat e saj si një punëtore e shërbimit të ushqimit, shkruan Idaho State Journal.

Bowden, një punëtore prej tre vitesh me distriktin shkollor, tha se studenti i kishte thënë asaj se ajo nuk kishte para për drekën prej 1,70 dollarësh. Bowden më pas pyeti mbikëqyrësin nëse mund të blinte ushqimin për vajzën. Kur oferta u refuzua, Bowden i’a dha ushqimin falas vajzës. Pas kësaj ngjarje Bowden mori një letër ku tregohej se ajo është pushuar nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.