Lajmet e fundit

Bashkimi Europian kërkon të respektohet vendimi i Kushtetueses

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që të respektohet vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si dhe Statuti i këtij asociacioni të përgatitet sa më shpejt.

Në një deklaratë të lëshuar sot, zyra e drejtuar nga Samuel Zhbogar thotë se ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e AKS-së.

“Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën. Presim që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në vendimin e djeshëm të Kushtetueses  thuhet që parimet e përgjithshme dhe element etjera të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin  3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.