Qeveria më në fund mori vendimin e duhur për mbylljen e Jugohromit.
Siç merr vesh portali TetovaSot nga burime partiake, qeveria në orët e vonta të ditës së mërkurë ka marrë vendimin për të mbyllur Jugohromin dhe të pezullojë punën e kësaj fabrike në një afat të pacakuar.
Vendimi është marë pas propozimit të ministrave të BDI-së, që ndotësi kryesor në Tetovë ose të mbyllet ose të vendosën filtra.
Çështja e Jugohromit është vendosur ditën e martë si pikë e rendit të ditës pas ndotjes enorme në Tetovë dhe pas protestave masive të qytetarëve, të cilët i drejtuan qeverisë ultimatum për të gjetur zgjidhje.