Lajmet e fundit

Skandaloze: Kur bashkohen pushteti dhe “opozita” për mish dhe birra në Preshevën e varfër dhe të shtypur!

Një fotografi e postuar në rrjetin social « facebook », ku shihen zyrtarët e pushtetit lokal të Preshevës duke drekuar në restorant me përfaqësuesit e opozitës ka ngjallur reagime të shumta nëpër rrjete sociale. Fotografia ku shihet kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa; kryetari i Kuvendit Komunal, Ramiz Latifi ; shefat e grupeve parlamentare të opozitës, Nadër Sadiku (PVd) dhe Naser Aziri (UDSH) ; duke bërë « sefa » me birra, mish dhe sallata ka nxitur reagime të shumta të komentuesve, marrë parasysh se të apostrofuarit paraqiten në publik për kundërshtime të ashpra politike në seancat e Kuvendit Komunal. Mbase, zyrtari i administratës komunale, Xhevat Fazliu, edhe ka ironizuar në profilin e tij duke e titulluar fotografinë e drekës së përbashkët : « Buxheti i programuar 2016 ».

Pozita-Opozita-1

Duke postuar kryesisht pjesë nga poezia e Ali Asllanit « Hakërrim », komentuesit e shumtë, edhe nga partitë politike të këtyre zyrtarëve politikë, kanë kritikuar sjelljen e këtyre përfaqësuesve politikë duke i cilësuar kryesisht si « mashtrues dhe përfitues ordinerë » të politikës.
Komuna e Preshevës konsiderohet si më e pazhvilluara ekonomikisht në vend dhe më e shtypura në fushën e të drejtave të njeriut dhe kombëtare nga aparati shtetëror serb./Presheva

Leave a Reply

Your email address will not be published.