Presidetja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbetë edhe pa një anëtar të stafit të saj të ngushtë. Garentina Kraja, njëra ndër këshilltaret kryesore te Jahjagës, është larguar nga Kosova duke lënë të parën e shtetit nën “mëshiren” e kolegëvë të saj të mbetur në kabinetin e presidentes.
Kraja, bashkë me vajzën, ka shkuar të jetojë në Jeruzalem atje ku është i angazhuar më punë bashkëshorti i saj, gazetari i AP-së, Nebi Qena. Edhe pse është larg, Garentina nuk i ka shkëputur kontaktet me presidenten.
Ndërkohë Jahjaga nuk e ka fshehur nevojën që ka për të, të cilan përmes kësaj fotoje e ka shprehur duke dalur me tri motrat Kraja në përpjekje për ta zëvendësuar Garentinën.
“U deshten tri motra per me perfaqesu nje qe po mungon. #weloveourpresident” shkruan në legjendën e fotografisë e shkrepur në ndejën e fundvitit të organizuar nga Presidentja. /Magazina.al