Policia e Kosovës raporton se me urdhër të gjykatës ka bastisur 3 lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës, ku kanë kontrolluar shtëpitë e 3 të dyshuarve.
Gjatë këtij kontrolli janë konfiskuar 4 vetura, 10,000 euro para të gatshme dhe dokumentacione të ndryshme. Të dyshuarit shtëpitë e të cilëve janë kontrolluar, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.