Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot ka folur edhe ministrja për Dialog Edita Tahiri.
Ajo ka theksuar se Marrëveshja për AKS-në, pas vendimit të Kushtetueses, nuk u anulua dhe asnjë pikë e saj nuk u kërkua që të shkojë në rinegocim.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Hajredin Kuci ths e se në secilën do fazë të vendimeve tona duhet ta njoftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe në fund të kemi një proces plotësisht kushtetues dhe të përmbushjes së obligimeve që kemi marrë para bashkësisë ndërkombëtare.