Një refugjat nga Senegali i cili udhëtoi në Evropë me anije, ka fituar llotarine spanjolle me vlerë prej 400 mijë eurosh.
Ngangne, i cili kishte nga Maroku kishte udhëtuar për në Spanjë në vitin 2007, morri dhuratën më të mirë për Krishlindje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Për një gazetë spanjolle, ai kishte deklaruar se ai dhe gruaja e tij nuk i kishin as 5 euro për të kaluar ditën.
35-vjeçari dhe gruaja e tij shpëtuan gjatë udhëtimit me anije në vitin 2007 dhe u dërguan në ishullin Tenerife. Tani ata jetojnë të Roquetas de Mar, bregdet në jug të Spanjës.
“Anija me të cilën kemi udhëtuar ishte e mbingarkuar,” ka thnënë ai për gazetën spanjolle La Voz de Almeria, transmeton Gazeta Blic.
“Unë dua të falenderoj qeverinë spanjolle që më shpëtoi gjatë udhëtimit në det,” është shprehur ai.
Roquetas de Mar ka një normë papunësie prej më shumë se 30% – më të lartë se mesatarja kombëtare prej 21% – dhe turizmi dhe bujqësia janë industritë kryesore.
Ndryshe nga shumë llotari tjera, El Gordo është llotaria më e madhe në botë që zhvillohet gjatë Krishtlindjeve dhe mban me mijëra njerëz të mbërthyer para televizionit.