Ministri i Forcës së Siguris së Kosovës, Haki Demolli në konferencën përmbyllese të vitit 2016, u shpreh se ministra të cilën ai e drejton është plotësisht e gatshme të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes.
Ndërkaq sipas tij Forca e Sigurisë së Kosovës i ka të gjitha kushtet që të shndërrohet në Forca të Armatosura, njofton Klan Kosova.
Ai tha që ka biseduar edhe me Listën Srpska dhe qëndrimet e tyre për krijimin e Forcave të Armatosura janë përafruar.
Demolli tha se nuk do ta pranojë kurrë që të ketë një batalion ndëretnik brenda FAK-ut.
Gjatë prezantimit të punës së tij si minsitër për vitin 2015-të, Demolli tha se ky dikaster i qeverisë nën drejtimin et ij ka bërë shumë më pak shpensime sa sa ish ministri.
Ai tha që ka kursyer 81 mijë euro për këtë vit dhe 90 përqind të buxhetit është shpenzuar.
Demolli është i sigurt se me të gjithë punën, trajnimin dhe shkollimin që e kanë kryer pjesëtarët e FSK-së në vitin 2016-të Kosova do ta ketë ushtrinë e vet.