Mbetjet mortore që janë gjetur në Dubovc të Vushtrrisë nuk i takojnë luftës së fundit në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cili ka thënë se mbetjet mortore të gjetura mund të jenë të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
“Ekspertët e EULEX-it dhe antropologët të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes kanë vërtetuar se mbetjet mortore nuk i takojnë luftës së fundit në Kosovë, janë më të vjetra dhe besohet se mund të jenë mbetje nga Lufta e Dytë Botërore” ka thënë Gërxhaliu.
Ai gjithashtu ka shtuar se në momentin që ekspertët konstatojnë se mbetjet nuk janë të luftës së fundit të Kosovës, nuk është në mandatin e tyre të merren dhe të punohet me këto mbetje por kjo është përgjegjësi e Komunës.