Lajmet e fundit

Çfarë tha Kushtetuesja? Qeveria e ndërkombëtarët në njërën anë dhe ekspertët në anën tjetër. Ja shembujt!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili thotë se parimet e përgjithshme për AKS-në nuk janë tërësisht në përputhje me Kushtetutën, po interpretohet në mënyra të ndryshme nga zyrtarët shtetëror, analistë e opozitarë.

Kjo për arsye se Gjykata Kushtetuese nuke thotë në mënyrë decidive se marrëveshja është kundërkushtetuese, por e thotë se nuk është në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese vlerësojnë se vendimi, edhe pse në paragrafin e parë thotë se parimet e përgjithshme nuk janë në tërësi në përputhje me Kushtetutën, ka kontradikta me pjesët e tjera.

Ata thonë se ndryshimet në këtë marrëveshje nuk mund të bëhen vetëm me statutin e Asociacionit, pasi sipas tyre, pa ndryshim të aktit bazik, pra marrëveshjes, nuk mund të bëhen ndryshime ne aktin që del nga akti bazik.

Sipas tyre, dikush duhet të japë përgjegjësi, lidhur me shkeljet që janë bërë në këtë marrëveshje.

Avokati dhe politikologu Azem Vllasi thotë për KosovaLive se nëse merret si terësi ky vendim, aty ka disa kundërthënie, por sipas tij, kryefjala është ajo që kjo marrëveshje nuk është në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, ajo bie në kundërshti aty ku thuhet se mund të vazhdohet, por të tejkalohen me dispozita të statutit si akt juridik.

23_12_2015_7817823_vllasi

“Juristët e dinë mirë se pa u bërë ndryshimet në aktin bazik, në këtë rast marrëveshjen për Asociacionin, nuk mund të bëhen ndryshime në aktin i cili del nga akti bazik, a statuti do të jetë do të thotë operacionalizim i saj është nënakt juridik karshi marrëveshjes për asocionin”, thekson Vllasi.

Vllasi tha se kjo marrëveshje nuk është e zbatueshme dhe nuk duhet të ndërmerren kurrfarë veprime lidhur me të dhe se debati duhet të kthehet tek hartuesit, tek Qeveria e Kosovës, dhe për t’i ulë tensionet politike është mirë të debatohet për këtë marrëveshje lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi marrëveshja është nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë, Vllasi thotë se ajo duhet të rinegociohet lidhur me pjesët që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Meqenëse Serbia nuk e pranon Kosovën, nuk i pranon as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë neve nuk na mbetet tjetër vetëm konform nenit 44, i cili përcakton  të drejtën e asocimit dhe bashkimit. Prandaj, kjo e drejtë në këtë rast e komunave me shumicë serbe, të zbatohet konform nenit 44 të Kushtetutës, por në rinegocim me qeverinë, Qeveria të ndihmojë dhe eventualisht, ajo të marrë një vendim parimorë lidhur me një asociacion, ndërsa asociacionin ta formojnë anëtarët, anëtarët janë komunat me shumicë serbe dhe kjo marrëveshje nuk duhet të jetë marrëveshje në mes të dy sheteve”, thotë Vllasi.

Edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për KosovaLive tha se Gjykata Kushtetuese as në këtë rast nuk ka qenë korrekte, për shkakun se marrëveshja për Asociacionin është absolutisht në kontradiksion me Kushtetutën në një varg të dispozitave.

Ai mes tjerash përmendi “nenin 1 paragrafi, 1.1, nenin 1 paragrafi 2, nenin 79, nenin 113”.

riza-smaka.

 “Gjykata Kushtetuese do të duhej që në total ta quante të kundërshtueshme me Kushtetutën, megjithatë ky është një vendim, si zakonisht, i Gjykatës Kushtetuese në funksion të politikave ditore edhe në njëfarë mënyre është një zgjidhje kompromisione”, tha Smaka.

Ai tha se “po të ishte më i përgjegjshëm kryeministri do të duhej të jepte dorëheqje, pasi ka nënshkruar një marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën ani pse i ka dhënë vërejte opozita, shoqëria civile, intelektualët që kanë publikuar vlerësime dhe analiza”

Edhe avokati Dastid  Pallaska ka shkruar se Gjykata Kushtetuese është kursyer nga anulimi i dispozitave të Parimeve të përgjithshme që nuk janë në pajtim me Kushtetutën.

pallaska1-690x380

Gjykata Kushtetuese ka qartësuar se cilat dispozita të Parimeve të përgjithshme – e që janë shumë – nuk janë në pajtim me Kushtetutën. Për më shumë dhe çka është më me rëndësi, Gjykata Kushtetuese ka detyruar qeverinë që pjesët e Parimeve të përgjithshme që nuk janë në pajtim me Kushtetutën të mos i përfshijë në Statutin e Asociacionit/Bashkësisë që pritet të hartohet në të ardhmen”, ka shkruar Pallaska.

Pavarësisht kësaj që thonë njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese Qeveroia e Kosovës në mbledhjen e sotme ka konstatuar se marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të anulohet dhe as nuk do të negociohet.

Në anën tjetër sot për vendimin në fjalë është shprehur Qeveria e Kosovës por  dhe Ambasada Amerikane dhe Misioni i BE-së të cilët nuk shohin një shpërputhje në këtë temë ashtu siç po e bëjnë ekspertët në media dhe prononcime. Në këtë frymë bile s’kanë qenë vetëm mediat e Kosovës dhe rajonit por edhe ato ndërkombëtare të cilat dje e sot kanë raportuar ndaras për temën në fjalë- herë duke e quajtur si shpallje të pavlefshme thememilin e Asociacionit e herë duke e quajtur si miratim të tij./Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published.