Dy trafo të kalibrit 400 kVA (kilovolt amper), një tjetër prej 100 kVA, 38 shtylla të tensionit të mesëm, 131 sosh të tensionit të ulët, 8 mijë metra kabllo të tensionit të ulët dhe 700 metra sosh të tensionit të mesëm, është investimi me të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike “KEDS” është shtrirë në fshatin Lybeniq të Pejës.
180 ekonomi familjare në këtë fshat, janë përfitues të investimit në fjalë, i cili si projekt është mbyllur sipas dinamikës së paraparë. Agron Ukshinaj-është një nga banorët që është i bindur se me këto investime, që sipas tij i ka merituar ky fshat i martirizuar nga lufta e fundit, cilësia dhe tensioni që vie nga furnizimi me rrymë do të jet’ stabil. “Kjo është e mirëseardhur për fshatin tonë. Lybeniqi e ka merituar dhe tash presim të shohim edhe rezultatet e kësaj pune që është bërë për disa kohë nga ekipet e angazhuar prej KEDS-it’.-deklaron Ukshinaj.
Për rezultatet e këtij projekti flet Hamdi Kerolli-inxhiner në KEDS, gjegjësisht mbikëqyrës i punimeve. Ai shprehet se projekti si investim ka qenë jashtëzakonisht i gjërë dhe për këtë edhe kualiteti dhe cilësia e materialit që është investuar përkon me standardet më të larta evropiane. ‘Çdo gjë është shtrirë këtu dhe ju po e shihni, pra nga trafot e reja, shtyllat, kabllot dhe detalet përcjellëse, janë të standardit më të lartë. Nuk është punuar dhe ne (KEDS) nuk punojmë sot për nesër. Ky është një investim frytet e të cilin banorët do ti ndjejnë për vite me rradhë. Tensioni stabil, furnizimi kualitativ janë përfitimet që do ti prekin banorët këtu, por mbi të gjitha ky investim ka ulur edhe rrezikshmërinë që komunitetin i vinte nga rrjeti i stërvjetëruar’.-përfundon Kerolli. Investimi në Lybeniq nga ana e KEDS, është një investim në mesin e dhejtëra të tillëve që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike “KEDS” po i shtrinë në rajonin e Pejës, komunë e cila është e dyta për nga madhësia në nivel të Kosovës. /kosovanews.info/