Kryetarja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi që njëherësh është edhe iniciues i debatit për migrimin i tha kryeministrit të vendit, se problemet e qytetarëve të vendit nuk zgjidhen përmes Facebook-ut.
Ajo nga Kuvendi i Kosovës i bëri thirrje Mustafës të jetë i pranishëm në Kuvend, në kohën kur po debatohet për problemet e qytetarëve.
Kadaj-Bujupi po ashtu tha se probleme i migrimit nuk zgjidhet me Polici.
Ajo tha se në dekadën e dytë pas lufte po përsëritet historia e ikjes me shifra alarmante, ashtu siç ikej në vitet e 90-ta, por sot, sipas saj po iket nga mosbesimi në institucione të Kosovës, për shkak të mungesës së perspektivës, humbjes së shpresës për jetë më të mirë.
“Në këtë frymë të qeverisjes migrimi do të rritet dhe nuk do të parandalohet”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo prezantoi një rezolutë për këtë çështje e që kërkon angazhim më të madh për zhvillimin ekonomik; krijimi i fondit për pengimin e migrimit ilegal; ndryshimin e politikave fiskale; krijimin e menjëhershëm të lehtësirave doganore etj.