Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.
Në një njoftim për media, thuhet se ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për shkak të festave të fundvitit.
Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Kosovës u ka uruar festat e fundvitit duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat.