Disa nga Komunat e Kosovës kanë vendosur që të dekorojnë qytetet për festat e fundvitit. Mirëpo, shumë nga to, i kanë thonë ‘jo’ shpenzimeve për dekorimin. Së paku, kështu duket në njoftimet e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Mandej, edhe disa komuna kryesore, si Gjakova e Peja, ndonëse sheshet janë rregulluar, nuk i kanë publikuar tenderët për rregullimin e qytetit. Komunat që kanë dekoruar sheshet kanë shpenzuar afro 132 mijë euro.
Komuna e cila shpenzoi më së shumti buxhet në dekorim, është ajo e Prishtinës. Kryetari Shpend Ahmeti, ka vendosur të shpenzojë 67 mijë euro për këtë çështje. Pas Prishtinës, është qyteti i dytë më i madh i Kosovës, Prizreni ka ndarë 28.610 nga buxheti për dekorim, shkruan Gazeta Express.
Pas vjen Ferizaj, me vlerën e përgjithshme të kontratës prej 9,860 euro.
Ndërsa qyteti i Gjilanit, ka shpenzuar vetëm 10 euro më pak. Komuna që udhëhiqet nga Lutfi Haziri, ka dhënë tenderë prej 9,850.00. Më pas vjen Komuna e Mitrovicës, që ka shpenzuar 8.000 euro për dekorim të qytetit.
E komuna që udhëhiqet nga Sokol Bashota, ajo e Klinës, ka dhënë kontratë në shumë prej 5.992.00€. Komuna e Vushtrrisë, vije pas asaj të Klinës. Kjo komunë ka vendosur të ndajë 4.796 euro për dekorim të qytetit. Komuna që ka shpenzuar më së pakti në dekorim të qytetit është komuna me shumicë serbe, Shtërpca. Këta kanë vendosur të shpenzojnë 3.493 euro.
Shuma e përgjithshme e tenderëve të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik arrinë në 131,689 euro.
Por, aty janë edhe disa komuna, që nuk njoftuar për dhënien e kontratës për dekorim të qytetit.
Janë këto komuna: Gjakova, Peja, Deçan, Dragash, Fushe Kosove, Drenas, Graçanica, Hani i Elezit, Istog, Kaçanik, Junik, Kllokot, Leposaviq, Lipjan, Malisheva, Mamusha, Novoberda,Obiliq, Partesh, Podujeva, Rahovec, Rranillug, Skenderaj, Vitia, Zubinpotok, Zveçan.