Lajmet e fundit

UEFA: Lorik Cana mes yjeve të Euro 2016

UEFA vazhdon të prezantojë skuadrat dhe lojtarët pjesëmarrës në fazën finale të Euro 2016. Në faqen zyrtare të konfederatës evropiane të futbollit, një artikull i veçantë i është kushtuar kapitenit kuqezi, me titullin: Yjet e Euro 2016, Lorik Cana i Shqipërisë. Analiza i dedikohet plotësisht mbrojtësit 32-vjeçar, që cilësohet absolutisht lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares, për kontributin në fushë, por edhe si lider në dhomat e zhveshjes. Cana vlerësohet si një lojtar që udhëheq skuadrën, një figurë që jep garanci për ekipin, por edhe një mbrojtës potent që di të jetë i frikshëm për rivalët. UEFA thekson se kuqeziu i lindur në Prishtinë është në rrugën për t’u bërë lojtari i parë në historinë e Kombëtares që mund të arrijë kuotën e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen, ndërsa kujton karrierën e Lorikut, që ka luajtur në ligat më të forta kontinentale, nga Anglia e Italia, për të vijuar me Turqinë dhe Francën, ku numëron mbi 200 ndeshje dhe aktualisht mbron ngjyrat e Nantes. Cana është një pikë referimi në skuadrën e Gianni De Biasit dhe së bashku me portierin Etirit Berisha e mesfushorin Taulant Xhaka janë të vetmit që kanë luajtur në të 8-të ndeshjen kualifikuese të Shqipërisë. Me Kombëtaren që në qershor do të debutojë në Euro 2016 në Francë, eksperienca e Lorik Canës konsiderohet një ndihmë e madhe për ekipin, ndërsa rivalët nga Franca, Zvicra dhe Rumania e kanë të qartë se çfarë i pret përballë “luftëtarit” kuqezi. loik cana

Leave a Reply

Your email address will not be published.