Anemia është një sëmundje e cila mund të mos konsiderohet si shumë e rrezikshme në fillimet e veta, por në rast se avancon, rreziqet e saj mund të shndërrohen fatale për shëndetin, ndaj nuk duhet t’i neglizhoni aspak shenjat fillestare të saj. Mjekët këshillojnë të tregoni kujdes ndaj mungesës së hekurit, acidit folik dhe vitaminës b 12 në organizëm.
Ja cilat janë 5 shenjat që tregojnë se mund të jeni prekur nga anemia.
Ndiheni të lodhur– Disa persona mund të ndihen të përgjumur pavarësisht se mund të kenë pushuar normalisht.
Takikardia– Ritmi i zemrës është më i shpejtë. Në rast se rrahjet e zemrës bëhen të shpeshta pa kryer aktivitet fizik apo sforcon më të vogël, gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i drejtoheni mjekut.
Thonj dhe flokë delikate– Tregoni kujdes veçanërisht nëse thonjtë tuaj thyhen dhe nëse flokët shfaqen të çekuilibruar dhe bien.
Tharja e gojës– Ndër simptomat e anemisë është edhe tharja e gojës, gjë që vjen kryesisht prej mungesës së hekurit.
Vështirësi në frymëmarrje– Kjo vjen si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm. Sipas ekspertëve 3% e fëmijëve më të vegjël se dy vjeç, rrezikojnë që të jenë të prekur nga mungesa e hekurit.