Manchester City, i ka ofruar një kontratë marramendëse Pep Guardiolas, vetëm për ta bindur atë që të bëhet trajner i Citizens.
Guardiola te Manchester City. Gazetat gjermane e bëjnë të kryer destiancionin e ardhshëm të spanjollit, madje duke zbuluar edhe pagesën që do t’i bëjë klubi anglez trajnerit.
Sipas ‘Bild’, në kontratën që pritet të nënshkruajë Guardiola me ‘Citizens’, do të përfitojë nga 25 milionë euro në vit, transmeton KosovaPress.
Nëse këto shuma janë të vërteta, atëherë Guardiola, do të bëhej trajneri më i paguar në planet.
Ish-trajneri i Barcelonës, ka komunikuar largimin nga Bayern Munichu, pasi që me kampionët e Gjermanisë, kontrata i skadon në fund të këtij stinori, kurse në vendin e tij do të vijë Carlo Ancelotti.