Ambasadorja e ShBA në Kosovë, Tracey An Jacobson, sot ka qëndruar në selinë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Njoftohet se ajo me këtë rast është takuar me drejtues të kësaj parti dhe me liderin e saj, Ramush Haradinaj.
Nuk ka foto zyrtare nga ky takim, ndërsa nëpër rrjete sociale po qarkullon kjo fotografi e “konvojit” të ambasadores amerikane afër selisë së AAK-s.
Gjatë këtij takimi janë këmbyer mendime rreth situatës politike në Kosovë e në dritën e demonstratave të djeshme në Prishtinë.AAK përmes një kumtese për medie më herët kishte njoftuar se Kryesia e saj përkrah, siç ka thënë ajo, vazhdimin e demonstratave gjithë popullore.
Edhe lideri i kësaj partie, Haradinaj, përmes Facebook, ka thënë se përkrah vazhdimin e protestave.