Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ka nxjerrë si jo tërësisht të përputhshme disa nga parimet e Marrëveshjes për Asociacionin.
Gashi, duke komentuar kërkesën e opozitës për dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se duhet reflektim nga të gjitha palët e përfshira, njofton Klan Kosova.
“Dorëheqja është akt vullnetar sepse këtu janë ngatërruar disa koncepte”.
“Opozita e di që nuk ka mundësi për ta shkarkuar zotin Mustafa, por ka tjetër mundësi: rrugën. Nëse arrin që të mbledhë masa të mëdha, atëherë krijon një perceptim