Lajmet e fundit

Gruaja rrah ish-bashkëshorten e burrit

Një grua është marrë nën mbrojtje nga Policia në Tiranë, pasi është dhunuar nga bashkëshortja e ish­-burrit të saj.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në banesën e shtetases A.H. 39 vjeçe. Kjo e fundit është marrë nën mbrojtje nga Policia menjëherë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja M.G. 41 vjeçe ka shkuar në shtëpinë e A.H. për të sqaruar një kontradiktë, në rrugën “Dalip Topi”.

Por sqarimi nuk ka shkuar si duhet dhe M.G. ka dhunuar ish-bashkëshorten e burrit të saj.

Polica ka nisur procedimin edhe për agresoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.