Nji nga themeluesit e LDK’s, Rexhep Gjergji, i ftuem ne Rrokum Roll, foli per gjenden aktuale ne kete parti.
“LDK u themelue ne nji kohe jashtezakonisht delikate dhe zhvillime dramatike per Kosoven”, tha Rexhep Gjergji.
“Sot e kesaj dite une i falenderoj nismetaret te cilet e moren iniciativen per themelim e saj. LDK artikuloi kerkesat e qytetareve per liri e pamvaresi, i bani publike kerkesat e tyne ne nji forme demokratike, tue i percjell vlerat perendimore”, tha Gjergji.
“S’kam qene i ftuem, por me sa kam informata, tubimi ka qene i hapun e pa ftesa”, tha Gjergji per festimin e 26 vjetorit te themelimit te LDK. Edhe pse s’ka qene i ftuem, tha ai, kishte me shkue ne tubim, por ka pase detyrime ndaj studentave te tij.
Tue i permend arsyet nji nga nji, Gjergji tha se LDK asht ne vitet e saj ma te keqija.
“LDK sot asht e perçame, pa udheheqje, dhe asht ne gjinin e nji partie qe dikur e kane kritikue…i harruen per dy ore”, vleresoi Gjergji.
Simbas tij, Isa Mustafa asht kujdese qe te gjithe ata qe e tregojne mendimin e vet, me i largue nga struktura e partise.
Gjergji komentoi edhe vendimin e Kushtutueses per Asociacionin. “Ka verejtje shume serioze, per te cilat pergjegjesit duhet me barte pergjegjesine, kjo vlene edhe per LDK”, tha ai.
“Te gjithe po e nuhasin se procesi i zgjedhjeve te jashtezakonshme asht shume afer. Une mendoj se LDK asht shume e hendikepueme, frigohem se ka me ra edhe ma poshte”, vleresoi Gjergji.
“Forcat intelektuale qe punojne ne LDK jane jashtezakonisht shume, po jane zana te heshtun. Gjasat qe LDK me u reformu jane te vogla. Strukturat e LDK jane lidhe me interesa personale, dhe mundesia per nderhymje per reforma asht shume e vogel”, vleresoi ai partine nga mbrenda.
https://www.youtube.com/watch?v=p-AXWt4aFyI