Lajmet e fundit

Shqipëria vazhdon ta plaçkit Kosovën

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka planifikuar që në Kosovë të kërkojë talente për grup-moshat e Kombëtares shqiptare. Federata e Futbollit e Kosovës nuk është në dijeni për këtë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në vitet e fundit ka angazhuar në
Kombëtaren shqiptare dhe në grup-moshat e saj shumë lojtarë me origjinë
nga Kosova.

Edhe pse Kosova është pran anëtarësimit në FIFA e UEFA, FSHF po vazhdon t’i plaçkit talentet kosovarë para syve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

FSHF ka planifikuar që në janar të vitit 2016 të kërkoj nga Kosova talente për grup-moshat e Kombëtares shqiptare.

“Sipas një plani të detajuar të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, duke filluar nga data 5 janar, një grup specialistësh të Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas një grafiku të përcaktuar qartë do të zhvillojnë seleksionime, fillimisht jashtë Shqipërisë dhe më pas brenda saj”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Përveç Greqisë, Zvicrës, dhe Italisë, FSHF ka planifikuar që të kërkojë talente edhe nga Kosova, shkruan Gazeta Express.

Me 22 janar do të mbahet grumbullimi për lojtarët nga Kosova të cilët janë të lindur në vitin 1998 dhe 1999, derisa vetëm gjashtë ditë më vonë do të mbahet grumbullimi për lojtarët e lindur në vitin 2000-2001.

Selektori i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki mendon se marrja e talenteve nga ana e FSHF-së është e padrejtë.

“Nëse kjo bëhet pa dijeninë e FFK-së atëherë është tepër e ulët. Por, nëse kanë marrë leje atëherë është çështje e FFK-së”, ka deklaruar Bunjaki për Express.

“Pse dhe a duhet t’i lejojmë? Mendimi im personalë është që unë kurrë nuk do të mbajë kamp për seleksionime në Shqipëri”, ka theksuar ai.

“Kjo ndoshta tregon se në Kosovë ka trajner të grupmoshave që janë shumë të mirë. Më lehtë për FSHF-në është që punësoj këta trajner në akademitë e klubeve të tyre”, ka përfunduar Bunjaki.

Kurse, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri nuk është në dijeni për këto grumbullime, derisa thotë se kjo çështje do të rregullohet pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA.

“Ne nuk kemi probleme me FSHF-në, derisa më herët iu kemi sugjeruar lojtarëve që ta zgjedhin Shqipërinë deri në pranimin e Kosovës në FIFA e UEFA. Pas pranimit ne do të bisedojmë për të gjitha çështjet me FSHF-në”, ka deklaruar Vokrri për Express

Express ka provuar ta kontaktoj nëpërmjet telefonit edhe sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Kosovarët që luajnë për Kombëtaren A:

Lorik Cana

Mërgim Mavraj

Etrit Berisha

Burim Kukeli

Alban Meha

Amir Abrashi

Migjen Basha

Shkëlzen Gashi

Ermir Lenjani

Valdet Rama

Agon Mehmeti

Taulant Xhaka

Herolind Shala

Amir Rrahmani

Frederic Veseli

Kosovarët në ekipin U-21

Milot Rashica

Enis Gavazaj

Liridon Latifi

Albion Avdijaj

Mërgim Vojvoda

Këto janë data për çdo seleksionim:

Jashtë Shqipërisë:

Datë 5 Janar Greqi, Selanik.

(adresa : Fusha Sportive AO LEONTES)

Datë 6-7 Janar 2016 Greqi, Athinë

( adresa : Qendra Stervitore e Atromitos “ Galaksias “ Rr. AntheonKipoupoliPeristeri”)

Datë 9 Janar 2016 ne Zvicër, Zurich

(adresa : SportanlageMoosGiessenstrasse 8910 AffolternamAlbis )

Datë 11 Janar 2016 në Itali, Verona

(adresa : “Centro Bottagisio Sport” – via del Perloso, 14”)

Në Shqipëri:

Datëlindja 1998-1999

19 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit

20 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës

21 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit

22 janar 2016 Kosova

Datëlindja 2000-2001:

26 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit

27 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës

28 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit

29 janar 2016 Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published.