Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një intervistë, paksa të pazakontë, për Zona B të Baton Haxhiut, ka folur për gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, “shmangien” e tij nga organet e rendit, veprimet e tij dhe ato të opozitës – përfshirë skenën kur ai nxjerr nga vetura një zyrtar të shtetit, për “fashistët” – siç i quan ai Hashim Thaçin e Isa Mustafën dhe për “shqiptarët budallë” që po po kryejnë veprime antikombëtare duke sulmuar serbët dhe objektet fetare e kulturore të këtyre të fundit.
Molliqaj ka përmendur sulmin ndaj serbëve në Gorazhec, të cilin e ka quajtur “antikombëtar”, ndërsa ka theksuar se Vetëvendosja është e vetmja që nuk e do ikje e serbëve nga Kosova, njofton Klan Kosova.
“Sulmi ndaj objekteve fetare dhe ndaj serbëve në Kosovë është antikombëtar dhe në shërbim të politikës fashiste të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”.
“Unë jam që serbët e Kosovës të jetojnë këtu”.
“Jemi të vetmit që u ofrojmë siguri serbëve të Kosovës dhe barazi të gjithëve”.
“PDK-ja dhe LDK-ja janë fashiste në koncept”.
“Një pjesë e atyre që kryejnë sulme janë të paguar, por ka edhe të tjerë që janë dashamirës, por nuk dinë – janë budallenj”.
“Serbët duhen bindur që koncepti i multietnicitetit nuk u ka ofruar jetë më të mirë, as nuk i ka integruar më shumë me shqiptarët. Unë besoj në konceptin e kombit, jo të etnisë”.
“Në thelb krejt politikat botërore bëhen për t’u ofruar jetë më të mirë njerëzve”.
“Nëse munden shqiptarët të jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, pse nuk munden serbët të jetojnë në Kosovën e bashkuar me Shqipëri