Tre meshkuj indianë janë dërguar për në shtëpitë e tyre pas pretendimeve se ata janë rrahur brutalisht nga punëdhënësi i tyre barbar në Arabinë Saudite.
Qeveria Indiane ka intervenuar menjëherë pasi njëri nga meshkujt e kishte filmuar incidentin në telefonin e tij, dhe e kishte dërguar atë tek të afërmit e tyre që ta informojnë policinë.
Pamjet ekstreme shfaqin momentin kur punëdhënësi, rrah tjetrin me një shkop druri, shkruan TheMirror.
Të shqetësuar nga pamjet, familjarët e tyre menjëherë kishin kontaktuar autoritetet për të kërkuar që ata të kthehen në shtëpinë e tyre, transmeton lajmi.net.
Besohet që tre meshkujt janë torturuar psikiqkisht nga punëdhënësi i ashpër dhe tashmë do të lejohen që të kthehen në shtëpitë e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=EBiHZKQhaFk