Arrestohet i dyshuari për një tentim vrasje që ka ndodhur dje në fshatin Polac të Skenderajt.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orën 4 të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Polac.
Tentim vrasja ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Polac ku i dyshuari kishte sulmuar dy anëtarë të familjes së tij, të cilët janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit E.K. 33 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KosovaPress/