Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili dje tha se normalizimi i marrëdhënieve Serbi – Kosovë do nënkupton antarësimin e kësaj të fundit në OKB.
Duke komentuar këtë deklaratë Vuçiq sipas gazetës “Novosti” ka thënë se ai respekton politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por Serbia e ka politikën e vet, e që kurrë nuk do të pajtohen me antarësimin e Kosovës në OKB.
Ai ka thënë se nuk është e lehtë për të që si një kryeministër i një vendi të vogël t’i kundërpërgjigjet një vendi superfuqi siç janë SHBA-të, por pavarësisht kësaj Serbia do të vazhdojë të qëndrojë në rrugën dhe politikën e saj.
Vuçiq tha se qëndrimi i ambasadorit Kirby nuk është ndonjë risi shumë e madhe, pasi Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por Serbia këtë kurrë nuk e pranoi.