Autoritetet kineze kanë refuzuar që t’ia vazhdojnë akreditimet gazetares duke e kërcënuar se do të dëbohet nëse nuk e tërheq njërin nga tekstet e saj, transmeton AFP.
Ky është rasti i parë i ngjashëm që nga viti 2012. Ursula Gauthier është korrespondente e magazinës L’Obs” nga Pekini dhe i është kërkuar që të kërkojë falje publikisht që publikisht që të kërkojë falje publikisht për shkrimin që ka publikuar muajin e kaluar dhe për atë Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës nuk do t’ia vazhdojë akreditimin.
Ajo ka thënë se autoritetet kinezë e kanë lajmëruar për këtë sot në ditën e Krishtlindjeve.
Gazetares franceze akreditimi i skadon më 31 dhjetor.