Lajmet e fundit

Përse familjet grinden gjatë festave të fundvitit

Studimet analizojnë familjet në festat e fundvitit dhe kanë zbuluar se prania e tepërt e familjarëve dhe mungesa e kohës private, i bën njerëzit të grinden mes tyre. Ja si duhet shmangur

Familjet grinden shumë gjatë festave të fundvitit për shkak të një gjendje që i mërzit ata kur janë të detyruar të jetojnë pranë njëri-tjetrit, pasi kanë kaluar të gjithë vitin të ndarë, pretendojnë studiuesit.

“Hiperprania” ndodh kur familjet qëndrojnë pranë me njëri-tjetrin në 24 orë në ditë kur nuk janë parë në muajt e tjerë të vitit.

Gjatë Krishtlindjeve ose Vitit të Ri, ata qëndrojnë në të njëjtën shtëpi, përdorin të njëjtin tualet dhe merren me fëmijët që gjallërojnë vendin. Pjesëtarët e familjes bëhen shpesh nevrikë, sepse anatomia e tyre humbet për shkak të planeve në grup, lojërave dhe vakteve së bashku.

Profesoreshë Melanie Booth-Butterfield, një eksperte komunikimi nga Universiteti i Virxhinias, tha se grindjet ndodhin kur njerëzit kundërvihen për të rifituar pavarësinë e tyre.

Ajo tha se hiperprania ndodh kur dikush përballet me një dozë të madhe të jetës në familje menjëherë.

Profesoresha e lidhi fenomenin me marrëdhënien e gjatë në distancë dhe përballjen e papritur me shumëllojshmërinë e opinioneve dhe dëshirave të secilit. Ajo pohoi se: “Kur jeni në një marrëdhënie, prisni të kaloni kohë së bashku. Por nuk doni që të jeni së bashku 24 orë në ditë”.

Hiperprania ndodh kur gjërat bëhen shumë të kontrolluara dhe të planifikuara; jeni bashkë në makinë, në dhomë dhe kudo tjetër. “Kështu krijohet ideja se nuk mund të shpëtoni nga ata njerëz dhe për të rimarrë pavarësinë tuaj, ktheheni në sulm”.

Profesoresha Booth-Butterfield tha se presioni në kohën e festave të fundvitit, vjen prej tre faktorëve; alkoolit, tualeteve dhe fëmijëve. Sa më shumë njerëz të mblidhen dhe sa më e vogël të jetë shtëpia, aq më i madh është presioni.

Njerëzit që janë më shumë individualistë, zemërohen më shpejt, sipas saj.

Pas konsumimit të alkoolit, njerëzit fillojnë të humbasin kontrollin dhe sjellja e tyre mund të prishë festën për të tjerët. Ka më shumë gjasa të ndodhin zënka, kur një pjesë e familjes konsumon alkool dhe pjesa tjetër jo. Megjithatë, pija duhet të jetë gjithnjë e moderuar.

Gjithashtu, tualetet krijojnë tension, pasi ato shpesh krijojnë radhë, veçanërisht në mëngjes. “Normalisht, ju mund të bëni dush për sa kohë të doni, por rreth festave të fundvitit, presioni është që t’u lironi vendin edhe të tjerëve”, thotë ekspertja e komunikimit.

Fëmijët janë një tjetër faktor i rrëmujës dhe shtimit të tensionit gjatë fundvitit. “Fëmijët mund të jenë aktivë dhe të bëjnë shumë zhurmë e rrëmujë. Prindërit i ushtrojnë më shumë presion vetes që fëmijët të sillen mirë dhe të kenë të gjithë respektin ndaj të tjerëve dhe ushqimit”, këto gjëra përfundojnë në stres të përbashkët.

Çfarë mund të bëni?

Sipas profesoreshës, ka disa taktika që familjet mund të përdorin për të shmangur llojin e tensionit, duke filluar me të qenët më të qeshur dhe të mos ofendoheni shpejt.

Ju mund të bëni biseda të shumta me familjen gjatë vitit dhe jo një bisedë kryesore vetëm në fundvit.

Ajo tha: “Ka mënyra për të pasur biseda të ngjashme, por jo aq të mëdha. Shmangni frazën ‘kam pritur që të bisedojmë bashkë rreth kësaj’”.

Një tjetër këshillë është që të balanconi kohën që shpenzoni me familjen dhe të lini të afërmit të jenë vetvetja. Kjo u jep atyre kohën për të hequr qafe frustrimin dhe për të qenë më të dashur.

Gjithashtu, mos iu përmbani një programi të ngjeshur që i sforcon të tjerët. Lëruni të tjerëve kohën e tyre private dhe krijoni aktivitete të përbashkëta pa e tepruar.

Po ashtu, thjeshtojini gjërat dhe jepuni njerëzve përgjegjësi të ndryshme. Duke ndarë detyrat, do të ndani edhe stresin. Kështu do të hiqni presionin që rëndon mbi mikpritësit.

“Caktimi i detyrave te kushdo, është një ide e mirë, edhe për fëmijët. Shanset janë që ata të kenë përgjegjësi për të ndier rëndësinë e ditëve që jeni bashkë”.

Një problem i ndjeshëm janë celularët. Profesoresha thotë se nuk mund t’i bindni kurrsesi fëmijët t’i fikin ato gjatë gjithë kohës. Për shkak të ndryshimeve të brezave, ju duhet t’u lini të rinjve kohën të qëndrojnë të lidhur me shokët dhe shoqet e tyre.

Bëni kompromis për kohën se kur mund ta përdorin telefonin dhe do ta keni më të lehtë. Sipas studimeve, dy zënkat kryesore ndodhin në orën 10 të mëngjesit, kur fillojnë përgatitjet për mbrëmjen e madhe dhe në orën 12:40, kur fëmijët hapin dhuratat dhe zbulojnë se nuk morën atë që dëshironin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.