Lajmet e fundit

5 pyetje që na skuqin rreth seksit

1-Përse gratë mund të kenë orgazma të shumëfishta?

Thuhet se gratë e haremit arrin deri 50 orgazma njëra pas tjetrës. E pamundur? Jo. Sipas seksologëve, gruaja nuk e ka periudhën e ashtuquajtur refraktare (dmth atë gjendje në të cilën trupi pushon dhe nuk reagon ndaj stimujve), në të cilën hyn burri pas ejakulacionit. Ja pra përse ajo mund të arrije orgazma njëra pas tjetrës. Duke ndjerë një emocion shumë më të thellë se burri. Është meritë e klitoridit, organi i kënaqësisë femërore, që përshkohet nga 8.000 fibra nervore: dyfishin e penisit. Por kujdes ama. Shumë gra pas një orgazme janë të kënaqura dhe nuk duan të preken më.

2-Përse për burrin përmasat janë kaq të rëndësishme?
Shumë burra e masin burrërinë e tyre me centimetrat. Kjo ndodh sepse në nivel simbolik, penisi përfaqëson fuqinë, burrërinë, energjinë seksuale. Jo rastësisht fëmijët shikojnë në ekstazë ereksionet e para të tyre dhe djemtë studiojnë njëri-tjetrin dhe matën me moshatarët në dhomat e zhveshjeve apo të gjimnastikës. Kur rritën, nuk kanë më nevojë për krahasime, por të ndodhen pranë një gruaje që të komentojë me admirim përmasat e penisit të tyre, jo vetëm që u bën qejfin, por i bën të ndjehen të fortë, të fuqishëm dhe të dëshirueshëm.

3-Përse kulmi seksual femëror është rreth moshës 30 vjeç dhe ai mashkullor rreth moshës 18 vjeç?
Në fakt, si tek gruaja edhe tek burri, koncentrimi maksimal i testosteronit (hormoni i dëshirës seksuale) regjistrohet në moshën 20 vjeç. E nëse gratë kanë një pjekuri seksuale më të vonshme varet nga dy motive që nuk kanë të bëjnë me anatominë. I pari është kulturor, lidhet me tolerancën më të madhe shoqërore që, edhe sot, ekziston ndaj seksit mashkullor: djemtë i jetojnë eksperiencat e tyre më me qetësi se vajzat. Arsyeja e dytë është e tipit psikologjik: për vajzën, seksi dhe ndjenja shkojnë bashkë. Ja pra pse thonë se një grua jep më shumë në seks rreth moshës 30-40 vjeç, d.m.th atëherë kur jeton marrëdhënie dashurie të qëndrueshme dhe të rëndësishme. Të cilat e lejojnë t’i jepet partnerit me besim, duke u shfaqur më e lirshme dhe e sigurtë në vetvete.

4-Përse ai nuk do t’i thonë se ç’duhet të bëjë në shtrat?
Sepse asnjë burrë nuk do të komandohet me shkop, sidomos në dhomën e gjumit: kjo do ta bënte të ndjehej qesharak si një djalë i vogël. Dhe meqë ereksionet janë thellësisht të kushtëzuara nga mendja, një burrë i vënë nën trysni, do të humbte entuziazmin. Gruaja ideale? Ajo që është shumë pjesëmarrëse, që propozon dhe sugjeron në vend që të japë “leksione përdorimi”. Sekreti qëndron në moskufizimin me komunikimin verbal. Por t’ua lësh edhe delikatesave dhe gjesteve detyrën për t’u shprehur. Gjuha e trupit, në fakt, mund të jetë me e qartë se shumë fjalë dhe kultivimi i saj ndihmon për të krijuar një klimë shkëmbimi reciprok dhe jo mposhtjeje.

5-Përse për disa gra, depërtimi i penisit është i dhimbshëm?
Vaginizmi (dmth dhimbja gjatë ampleksit) është një problem me një komponent të madh emotiv dhe janë të shumë të pakta rastet kur depërtimi shkakton dhembje për shkak të një forme jo të zakontë të vaginës. Në pjesën më të madhe të rasteve, vaginizmi mund të varet nga një traumë e kaluar (raporti i parë i dhunshëm dhe i dhimbshëm, një edukatë e rreptë dhe shtypëse), ose nga tensione dhe shqetësime të tipit psikologjik. Dhe të këmbëngulësh në raste të tilla vetëm sa i keqëson gjerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.