E përditshmja gjermane “Sport Bild” zbulon një prapaskenë interesante në skuadrën e Bayernit të Mynihut që mendohet se çoi në krisjen mes Pep Guardiolës dhe drejtuesve të klubit.
Gazeta raporton se trajneri katalanas kërkoi në verë transferimin e mbrojtësit të Torinos, Mateo Darmian për ta vendosur në krahun e djathtë të mesfushës, çka do t’i krijonte mundësinë për zhvendosjen e kapitenit Lahm në mesfushë.
Drejtuesit e bordit e refuzuan kërkesën e Guardiolës dhe kjo shkaktoi ftohjen e marrëdhënieve të tij me drejtuesit.
Në tjetër çështje e nxehtë në kampin bavarez ishte edhe transferimi i Toni Kroos te Real Madrid.
Guardiola e konsideronte mesfushorin si një element të rëndësishëm për skuadrën e tij por Bayerni vendosi ta largonte për shkak të kërkesave të larta financiare që ai kishte.
Kontrata e trajnerit katalanas skadon në fund të këtij sezoni dhe fillimisht u përfol për një rinovim të mundshëm.
Gjithsesi, palët nuk ranë dakort dhe në fund të sezonit Guardiola do të largohet nga stoli bavarez me destinacion Anglinë. Në vendin e tij do të ulet trajneri italian, Carlo Ancelotti.