Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës analizojnë vendimin e Kushtetueses

Gjatë ditëve në vijim pritet që përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës të analizojnë vendimin dhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave serbe, ndonëse theksojnë se për ta është relevante vetëm ajo për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel me Prishtinës dhe Beogradit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç ka thënë për këtë për gazetë serbe “Novosti” se marrëveshja për Asociacionin duhet të përmbushet dhe se kurrfarë vendimi nuk ndryshon asgjë pa pajtimin e palëve që e kanë arritur marrëveshjen, e që janë ekipi negociator i Beogradit dhe BE.

Zyrtarët serb thonë se rreth statutit pritet të zhvillohet një betejë e madhe politike, pasi njëri nga konkluzionet e Gjykatës ka të bëjë me statutin e të punësuarve në AKS.

Rikujtojmë se sipas mendimit të Gjykatës, nëpunësit nuk mund të trajtohen si pjesë e shërbimit civil, psi që shërbim civil trajtohet punësimi në organet qeveritare ose entitetet, e, gjatë dialogut në Bruksel, Beogradi kishte insistuar në veçanti që të punësuarit në AKS të kenë statutin e nëpunësve në sektorin publik.

Tutje Gjykata Kushtetues sugjeron që gjatë hartimit të statutit të sigurohet respektimi i dallueshmërisë së banorëve të bashkësisë në përputhje me Kushtetutën. Sipas serbëve, kjo do të thotë që në organet e AKS-së të jenë të përfaqësuar edhe shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.