Jurgen Klopp ka pohuar se Liverpooli ende po e ndien mungesën e ish-kapitenit, Steven Gerrard.
Trajneri gjerman gjithashtu shtoi se lojtarët e rinj po mundohen ta mbushin boshllëkun e krijuar prej mesfushorit anglez.
“Lojtarët duhet të mbulojnë zbrazëtirën e lënë. Është kërkesë shumë e madhe. Ata po provojnë, por, janë ende të rinj. Kjo nuk është arsye, thjesht po e përshkruaj situatën. Kjo është ku jemi duke punuar”, është shprehur Klopp.
Gerrard, 35, u largua pas 17 vjetëve nga Anfield Road në fund të sezonit të kaluar, duke u transferuar në Amerikë te skuadra LA Galaxy, ndërsa tani është duke ushtruar me skuadrën e Jurgen Kloppit në pushimin e MLS-it.