Lëvizja Vetëvendosje, dega Ferizaj, paralajmëron tubimin e saj me bashkatdhetarët nesër në orën 14, në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj, raporton Indeksonline.
Sipas njoftimit, në këtë tubim do të marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri.
Lexoni njoftimin e VV-së:
Të shtunën, më 26 dhjetor, në ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj do të mbahet tubim me bashkatdhetarë, ku do të flasin Kryetari i VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri, si dhe Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes në Ferizaj, Emrush Xhemajli.